1. | Artikujt duhet të kthehen në paketimin e prodhuesit origjinal. Rekomandojmë të mbani paketimin për të paktën 14 ditët e para pas blerjes. |
2. | Artikujt e kthyer duhet të jenë në përputhje me politikat tona të Kthimit: |
3. | Artikujt duhet të kthehen të padëmtuara dhe të papërdorura, me të gjitha etiketat e bashkangjitura dhe paketimi origjinal i përfshirë (artikulli duhet të jetë në përputhje me përshkrimin e produktit; kërkesat për kthim pas pranimit nuk pranohen). |
4. | Nëse një artikull ka etiketë sigurie të Shpija Shop ose ndonjë etiketë tjetër të bashkangjitur, duhet të kthehet me etiketën në pozicionin e tij origjinal. |
5. | Çdo kthim që nuk i plotëson politikat tona nuk do të pranohet! Të brendshmet dhe produktet e mbyllura hermetikisht nuk kthehen! |
6. | 3.1 Sipas nenit 5, paragrafi 4 nga LIGJI Nr. 06/L-034 PËR MBROJTJEN E KONSUMATORIT, konsumatori mund të kërkojë kthimin e shumës së paguar vetëm nëse ka dhënë më parë shitësit një afat të arsyeshëm për eliminimin e të metave të mallit ose shërbimit për përmbushjen e kontratës. |
7. | Vendosni artikullin me të gjithë paketimin origjinal brenda kutisë së Shpija Shop dhe lini atë të hapur për korrierin për të kontrolluar përmbajtjen. |
8. | Bashkangjitni Faturën origjinale dhe një Shënim Kthimi të nënshkruar në pjesën e jashtme të kutisë së Shpija Shop. |
9. | Adresa për kthim: Kthimin e merr posta e njëjt e cila e ka dërguar dërgesen. |
10. | Kosto e transportit të kthimit paguhet nga ana e klientit. |
11. | 3.2 LIGJI Nr. 06/L-034 PËR MBROJTJEN E KONSUMATORIT; neni 47 Obligimet e konsumatorit në rast të tërheqjes nga kontrata; 2. Konsumatori bartë vetëm koston direkte të kthimit të mallit, përveç nëse tregtari është pajtuar t?i bartë ato kosto apo tregtari nuk e ka informuar konsumatorin se konsumatori duhet t?i bartë ato. |
12. | Koha e kthimit? Afati për kthimin e mallrave është 14 ditë nga data e pranimit. |
13. | 3.3 LIGJI Nr. 06/L-034 PËR MBROJTJEN E KONSUMATORIT; neni 47 Obligimet e konsumatorit në rast të tërheqjes nga kontrata; |
14. | Konsumatori duhet t?i kthejë mallrat apo t?i dorëzojë te tregtari në përputhje me nenin 44 të këtij ligji, pa vonesë dhe në çfarëdo rasti jo më vonë se katërmbëdhjetë (14) ditë nga dita e vendimit për tërheqje. |
15. | Anulimi i porosisë mund të bëhet vetëm për sasi të produktit, nuk mund të bëhet anulimi i tërë faturës (artikujve në shportë). Nëse vendosni të anuloni total sasinë, mundësia e vetme është që ju të pranoni njëherë porosinë më pas të bëni Kthimin. |
16. | Anulim për sasi nënkupton nëse për X artikullin keni shënuar sasinë p.sh. 10 copë dhe ju dëshironi të bëni porosi vetëm për 7 copë, atëherë mjetet financiare për 3 copë do të ju kthehen në llogari bankare. |
17. | Informatë me Rëndësi: Nëse ju është shfrytëzuar kartela bankare për të bërë blerje në Shpija Shop, ju nuk mund të anuloni pagesën (porosinë) duke kontaktuar shërbimin e klientit për shkak të mungesës së informacionit mbi mbajtësin e kartelës. Rimbursimi bëhet në llogarinë tuaj bankare sipas politikave të bankës. Kontaktim me bankën përkatëse për çdo shqetësim. Nëse kërkoni rimbursim me para cash, nuk lejohet sipas politikave të Shpija Shop. Rimbursimi bëhet në të njëjtën mënyrë si pagesa. |